Meta: Të merren masat më të forta për koronavirusin, jemi seriozisht të ekspozuar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një prononcim për mediat ku u pyet rreth masave që ka marrë vendi ynë për koronavirusin e ri, u shpreh se Shqipëria duhet të marrë masat më të forta sidomos pas konfirmimit të dy rasteve në Italinë fqinje.

“Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH-ja duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus, për të penetruar në vendin tonë.

Aq më tepër kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje dhe ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh.

Unë mendoj se është koha për të marra masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë me raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, por është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim do të jetë më pasoja kritike.

Jemi në një proces komunikimi, besoj se rastet në vendet fqinje tregojnë qartë që jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë deportimin e këtij virusi në vendin tonë”, tha Meta.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni