Kryefaqja Box 2 Metabolizmi është çelësi i dobësimit: Ja si ta rrisni atë në mënyra...

Metabolizmi është çelësi i dobësimit: Ja si ta rrisni atë në mënyra natyrale

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Metabolizmi është çelësi kyç i dobësimit dhe mbajtjes së një peshe të qëndrueshme. Njerëzit që kanë një metabolizëm të mirë, përgjithësisht nuk shëndoshen dhe djegin më shumë yndyrë, ndërsa ata që kanë metabolizëm të ngadaltë shtojnë në peshë më shpejt dhe më lehtë.

Ja çfarë duhet të bëni për të rritur metabolizmin dhe për të rënë në peshë:

Hani mjaftueshëm: është e vërtetë që reduktimi i kalorive çon dhe në humbje peshe, por ju nuk duhet t’i reduktoni kaloritë në mënyrë drastike. Sipas studimeve ju duhet të merrni rreth 430 kalori në vakt në mënyrë që të përshpejtoni metabolizmin.

metabolizmiMëngjesi është shumë i rëndësishëm: asnjëherë mos e menjanoni vaktin e mëngjesit nëse doni të bini në peshë. Njerëzit që menjanojnë këtë vakt kanë një metabolizëm të ngadaltë dhe për pasojë janë mbipeshë. Tërshëra është një zgjedhje shumë e mirë për këtë vakt.

Pini kafe ose çaj: kafeina është një stimulues i nivelit nervor qëndror. Sipas një studimi japonez një kafe ose çaj mund ta rrisë metabolizmin tuaj deri në 12%.

Luftojeni mbipeshën me fibra: është shumë e rëndësishme që të konsumoni rreth 25 gr fibra në ditë. Ato ju mbajnë më të ngopur për një kohë të gjatë dhe për pasojë ju ndihmojnë të bini në peshë. Zgjidhni të hani fruta e perime të pasura me fibra.

Pini ujë: sipas një studimi gjerman nëse pini së paku 6 gota ujë në ditë do ta keni më të lehtë rënien në peshë sepse do t’ju rritet edhe metabolizmi.

Hani ushqime organike: kujdesuni që të bleni gjithmonë fruta e perime të freskëta, në ditët e sotme fatkeqësisht ato janë të mbushura me pesticide e kimikate.

Hani gjithmonë proteina: trupi ka nevojë për proteina për të krijuar masë muskulare. Sa më shumë masë muskulare të keni aq më të përshpejtuar e keni metabolizmin. Konsumimi i proteinave djeg deri në 35% më shumë yndyrë.

Hani ushqime të pasura me hekur: hekuri është një tjetër mineral që ndikon në përshpejtimin e metabolizmit. Konsumoni butakë, fasule, spinaq, thjerrëza, drithëra etj.

Merrni vitaminë D: kjo vitaminë është esenciale për ruajtjen e indeve të muskujve dhe për përshpejtimin e metabolizmit. Përveç rrezeve të diellit të cilat janë burimi më i mirë i vitaminës D, burime të tjera të mira të kësaj vitamine janë: peshku tuna, karkalecat, qumështi, veza etj.

Beni aktivitet fizik: kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar muskuj, për të djegur yndyrën dhe për të përshpejtuar metabolizmin.

Burimi: Health.com

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here