Metalet e rënda, arsyeja pse ndiheni të sëmurë

Seniora 2

Nga dr. Joseph Mercola

Ndotja nga metalet e rënda, njësoj si ndotja nga kimikatet, është sot një shqetësim i madh për shëndetin. Jemi të sulmuar nga kimikate dhe metale të rënda përditë, shpesh nga burime të zakonshme, si enët e kuzhinës apo lodrat e fëmijëve. Kemi arritur në atë pikë sa foshnjat lindin të mbushura me kimikate. Një studim i 2004-s nga Grupi Mjedisor ka gjetur se në gjakun e foshnjave të porsalindura ka mesatarisht 287 kimikate toksike, përfshirë mërkurin, substancat zjarrshuajtëse, pesticidet dhe tigane me teflonteflonin. Megjithatë, industria lufton me çdo kusht kufizimin e kimikateve.

Nga ta kuptojmë se vuajmë nga toksiciteti i metaleve?

Helmimi akut nga metalet dallohet lehtë. Ai ka simptoma si:

  • Tendosje e fortë, e papritur muskujsh dhe/ose konvulsione,
  • Nauzea
  • Të vjella
  • Djersitje
  • Dhimbje koke
  • Vështirësi frymëmarrjeje
  • Probleme konjitive, mobiliteti dhe të foluri

Kurse simptomat nga ekspozimi kronik ndaj metaleve të rënda, janë më të zakonshme, si:

  • Lodhje
  • Probleme me tretjen, sidomos të yndyrave
  • Dhimbje kyçesh
  • Depresion
  • Probleme me nivelin e sheqerit në gjak
  • Probleme me riprodhimin tek femrat (infertilitet, dështime, hypertension gjatë barrës, lindje e parakohshme etj.)

dhimbje stomaku 1Njihni ndokënd me këto simptoma?

Dieta mund t’ju ndihmojë shumë në detoksifikimin e metaleve të rënda nga trupi.

Një dietë me ushqime natyrale, të paprocesuara, organike etj. ndihmon trupin që të përballojë dëmin e shkaktuar nga metalet e rënda. Nëse kemi mungesë në metalet e mira, metalet e rënda do t’i zëvendësojnë këto dhe do të shkaktojnë probleme. Sipas doktorëve, kalciumi në kocka zëvendësohet nga plumbi (që gjendet në smog). Plumbi në kocka shkakton osteoporozë e osteopeni. Zinku në trup zëvendësohet nga kadmiumi, i cili depozitohet në veshka e shkakton neuropati periferike. Magneziumi zëvendësohet nga alumini, i cili është faktor në sëmundjen e alcajmerit. Manganezi (metal i dobishëm për trupin) zëvendësohet nga nikeli (gjendet në smog), i cili është kancerogjen.

Si ta pakësojmë ekspozimin tonë ndaj metaleve të rënda?

Duket si një luftë e humbur, por mund të pakësojmë ndjeshëm ekspozimin tonë ndaj metaleve të rënda, nëse marrim masat si më poshtë:

  • Shmangni ekspozimin ndaj smogut
  • Përdorni enë kuzhine prej qelqi, çelik karboni, enameli, hekuri të derdhur. Enët e aluminit dhe të teflonit nuk rekomandohen.
  • Shmangni artikujt kozmetikë me përmbajtje alumini, anti-djersat me alumin (është treguar se anti-djersat me alumin e 3-fishojnë rrezikun e alcajmerit!)
  • Shmangni vaksinat me mërkur dhe alumin që i injektojnë këto direkte në gjak.
  • Shmangni mbushjet e dhëmballës prej amalgame (kanë mërkur)..
  • Shmangni duhanpirjen, sepse ekspozoheni ndaj kadmiumit.
  • Shmangni përdorimin e kimikateve dizinfektante në shtëpi.
  • Shmangni përdorimin e insekticideve dhe herbicideve në shtëpi etj.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese