Metoda kineze: ja përfitimet shëndetësore që ju sjell presioni në këto 2 pika të këmbës

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Mjekësia dhe kultura kineze mendojnë se këmbët janë pika kyçe e trupit të njeriut sepse pikë të caktuara në këmbë lidhen me pjesë të ndryshme dhe organe të trupit të njeriut. Për këtë arsye, sipas mjekësisë kineze, masazhimi dhe shtypja e këtyre pikave mund të sjellë lehtësim dhe përmirësim të gjendjes shëndetësore. Një nga këto pika është ajo Tai Chong (LV3), e cila është e vendosur në këmbë midis gishtit të madh dhe gishtit të dytë (shikoni figurën).

pika Tai ChongSipas mjekësisë alternative kineze, stimulimi i kësaj pike mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, reduktimin e stresit, normalizimin e presionit të lartë të gjakut, lehtësimin e dhimbjeve menstruale, reduktimin e dhimbjeve të gjymtyrëve, reduktimin e pagjumësisë dhe ankthit etj.

Në mënyrë që të keni përfitimet shëndetësore të mësipërme, ju  duhet të ushtroni presion (aq sa mund ta duroni) me anë të gishtit të madh të dorës në këto pika të këmbës për 5 sekonda, më pas bëni një pushim 5 sekonda dhe përsëriteni këtë mënyrë disa herë. Ju duhet ta lëvizni gishtin e dorës, në drejtim të kundërt me pikën Tai Chong. Përveç të tjerave, masazhimi dhe ushtrimi i presionit në këtë pikë do t’ju japë energji dhe çlodhje./ Burimi: health tips scourse

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit