Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Ky trajtim është mjaft efektiv, hudhra është një ndër antibiotikët më të mirë natyral që ndihmojnë në pastrimin e trupit dhe sistemit limfatik nga toksinat. Fillojeni trajtimin duke vendosur një thelpi hudhër në gojë çdo mëngjes esëll.
Së pari, hudhra ka veti anti-bakteriale dhe kjo është arsyeja pse ajo është përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve. Kinezët e përdorin hudhrën për të trajtuar të gjitha sëmundjet e trupit. Kinezët vendosin një thelb hudhër në gojë dhe e mbajnë atë si karamele për 30 minuta. Efekti që do të vëreni në pak ditë do të jetë i mahnitshëm. Mos u shqetësoni për erën e gojës pas përdorimit të hudhrës, ajo mund të hiqet me larjen e dhëmbëve apo me përtypjen e disa gjetheve majdanoz. Ja përfitimet që do t’ju sjellë ky trajtim:
- Pastron gjakun
- Ju mbron nga gripi dhe sëmundjet e tjera respiratore
- Ndihmon kundër bronkitit kronik
- Forcon imunitetin
- Pastron lëkurën
- Lufton aneminë
- Rregullon problemet me oreksin
- Ndihmon në sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës
Para se ta fusni hudhrën në gojë, bëjini disa shpime të vogla me anë të thikës./ Burimi: healthyworld


