Përshtati në shqip: Elena Beta
Shumë të rinj zakonisht përballen me aknet në fytyrë dhe bien në panik pa patur asnjë ide si të shpëtojnë prej tyre. Ka shumë mënyra për të luftuar ato, por në shumicën e rasteve pavarësisht çmimeve të larta nuk rezultojnë efektive. Ju mund të shpëtoni nga aknet duke i trajtuar ato në shtëpi në mënyrë natyrale, pa harxhuar shuma të mëdha lekësh nëpër qëndra bukurie, ja disa këshilla që mund t’iu vijnë në ndihmë:
Është një ilaç efektiv dhe natyror për luftimin e akneve. Duhet thjesht të merrni një fetë limon dhe ta lyeni atë me mjaltë më pas aplikojeni në fytyrë.
Avulli
Është një nga mënyrat më të mira për të luftuar aknet. Edhe pse mund të jetë pak i bezdisshëm, nëpërmjet këtij procesi nxirrni helmet nga trupi. Avullin mund ta realizoni në shtëpi duke i shtuar ujit dhe vajra esencialë ose çajra. Rezultatet do të jenë të kënaqshme.
Domatja
Sëmundjet inflamatore të tilla si aknet në fytyrë mund të luftohen me sukses me ndihmën e domateve të cilat janë të pasura me vitamina C, K , A. Vendosni feta domate në fytyrë dhe harrojini aknet. Domatet përmbajnë acide duke bërë të mundur tharjen e akneve gjithashtu janë të pasura me antioksidantë dhe luftojnë radikalet e lira.
A e dini se trangujt mund të parandalojnë aknet? Ato përmbajnë acid askorbik, i cili është tepër efektiv për parandalimin e skuqjes apo irritimit të lëkurës. Për më tepër, trangujt përmbajnë 95 % ujë dhe ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kosi dhe kastraveci janë efektivë nëse përdoren si maskë për fytyrën pasi largojnë aknet dhe zbehin pikat e moshës.
Maskë me baltë
Maska natyrale me baltë shërben për të pastruar lëkurën nga toksinat. Kur balta vihet në kontakt me lëkurën e bën atë më të butë dhe njëkohësisht lufton aknet (sigurisht, bëhet fjalë për balta të caktuara për lëkurën)
Dietë e shëndetshme
Ndonjëherë ushqimi mund të jetë shkaku kryesor i akneve, prandaj sigurohuni që të hani shëndetshëm. Pasuroni dietën tuaj me fruta dhe perime, pa harruar aktivitetin fizik.



