Metoda natyrale për të mënjanuar rrathët e zinj të syve

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Disa metoda natyrale për të mënjanuar rrathët e zinj të syve:

  • Kastravec sytePërdorni feta kastraveci

Kjo është një metodë që ka kohë që është përdorur për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci mbi sytë tuaj dhe mbajeni për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

  • Aplikoni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me një leckë të butë. Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë, me këtë mënyrë do të mënjanoni fryrjet e syve dhe rrathët e zinj poshtë tyre.
  • Përdorni një patate. Gërryeni një patate dhe vini copat e patates në sytë tuaj të mbyllur, mbajini për 30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të ngrohtë. Kjo metodë është mjaft funksionale për disa njerëz.
  • Përdorni një lugë të ngrirë. Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe më pas vëreni mbi sytë tuaj derisa luga të bëhet e ngrohtë përsëri.

Natyrisht që këto janë metoda popullore që ju mund t’i përdorni në mënyrë opsionale, por kjo nuk do të thotë që këto metoda mund të bëjnë mrekulli. Ju duhet të përdorni edhe krem për sytë.

Përdorni krem për sytë me vitaminë K dhe Retinol, pasi siç e thamë dhe më sipër rrathët e errët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave, natyrisht që do të ketë dhe efekt më të madh.

Në rastet kur përdorni makijazh gjatë ditës mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital