Metodat natyrale, pa dhimbje që ju shpëtojnë nga qimet e fytyrës

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

qimeQimet e fytyrës janë makthi i çdo gruaje. Shumica e grave përdorin të gjitha llojet e trajtimeve për heqjen e tyre si depilim apo rruajtje, por ekspertët thonë se këto metoda janë krejtësisht të gabuara, sepse mund të shkaktojnë rezultatin e kundërt.

Këto metoda vërtetë eliminojnë qimet për një kohë të shkurtër, por ato mund të rriten më të trasha dhe më shpejt se më parë. Opsionet e tjera si trajtimet me lazer dhe elektrolizë janë me të vërtetë të efektshme, por mund t’ju kushtojë një pasuri, kështu që çfarë mund të bëni? Të shikoni këto metoda alternative është një mundësi shumë e mirë.

Duhet të jeni të durueshëm, rezultatet do të jenë të dukshme pas një kohe të shkurtër. Asgjë nuk mund të bëhet në vetëm një ditë.

Është provuar se rritja e tepruar e qimeve në fytyrë shkaktohet nga rritja e nivelit të  hormoneve mashkullore në gjak, androgens. Edhe pse të gjitha gratë e kanë këtë hormon në organizmin e tyre, nivelet e larta mund të çojnë në shtimin e qimeve. Nëse doni të ulni nivelin e hormoneve mashkullore në trup dhe të zvogëloni sasinë e qimeve të fytyrës duhet të pini 2 gota çaj mente në ditë. Dr Navin Taneja, drejtor i Qendrës Kombëtare të lëkurës rekomandon këtë trajtim dhe garanton rezultate të kënaqshme.

Vitamina B6: kjo vitaminë pengon rritjen e sekretimit të testosteroneve e cila nëse është e pranishme në sasi të larta mund të çojë në rritjen e flokëve. Nëse do të konsumoni shumë ushqime të pasura në vitaminë B6 si banane, peshk, patate dhe lajthi, mund të reduktoni ndjeshëm qimet në fytyrë.

Burimi: www.mrhealthylife.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave