Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Sipas një studimi të ri të kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, botoksi është një trajtim i sigurt dhe efektiv i migrenës dhe tre çrregullimeve të tjera neurologjike. E përdorur gjerësisht për të mbuluar rrudhat, toksina botulinike është bërë nga një lloj bakteri që bllokon kalimin e substancave tek nervat periferike, duke ulur tkurrjen e muskujve dhe përhapjen e dhimbjeve, shpjegojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët vëzhguan studimet shkencore për përgatitjen e toksinës botulinike. Ata arritën në përfundimin se trajtimi është i sigurt dhe efektiv për katër gjendje neurologjike: migrena kronike (dhimbje koke që zgjasin mbi 15 ditë), paraliza tek të rriturit (sforcim të muskujve që ndodhin zakonisht pas një goditje në tru, shtyllë kurrizore ose lëndime të tjera neurologjie), lëvizje të pavullnetshme të qafës dhe kokës, dhe mbyllje të pavullnetshme të qepallave.
Studimi është publikuar tek revista “Neurology” më 18 prill. Ai është prezantuar gjithashtu dje tek konferenca vjetore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë, në Kanada.
Burimi: UPI.com / https://shendeti.com.al/


