Migrena rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë

Rreth një e pesta e njerëzve në Shtetet e Bashkuara kalojnë të paktën një herë migrenë në jetën e tyre, dhe gratë kalojnë migrenë tre deri katër herë më shumë se meshkujt. Prej kohësh studimet kanë treguar se gratë me migrenë kanë një rrezik më të madh për të kaluar një goditje në tru.

Por, sipas një studimi të fundit, thuhet se këto gra kanë një rrezik më të lartë për të pasur probleme me zemrën. Hulumtuesit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë analizuar të dhënat nga Studimi Shëndetësor i Infermierëve. Ata treguan se në mesin e 17,531 grave që raportonin se kishin migrenë, rreziku i dhimbjeve në gjoks apo ataku në zemër ishte rreth 50% më e lartë se ajo e grave që nuk kishin pasur asnjëherë migrenë. Siç pritej, gratë me migrenë kishin gjithashtu një rrezik 50% më të lartë për të kaluar një goditje në tru./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës