Ministri Beqaj prezanton projektligjin e ri të barnave

Ministri BeqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prezantoi projektligjin e ri për barnat, shërbimin farmaceutik dhe pajisjet mjekësore, në një takim të zhvilluar sot me grupet e interesit, përfaqësues të shërbimit farmaceutik në vend dhe palët e interesuara. Në fjalën përshëndetëse të takimit që zgjati rreth dy orë, Beqaj u shpreh: “Kemi më shumë se dy muaj që po punojmë për ligjin e ri të barnave dhe ky është prezantimi i parë, por do të kemi mundësi të diskutojmë në lidhje me këtë projektligj në vazhdimësi.

“Në fillim menduam të bënim amendime në ligjin ekzistues të barnave, por kur vumë re se praktikisht prekeshin 2/3 e pikave të ligjit, vendosëm të paraqesim një ligj të ri.

“Para hartimit të këtij drafti, ju kemi bërë një kërkesë për të paraqitur propozimet tuaja, por për fat të keq nuk kemi pasur propozime. Megjithatë, ne do t’jua shpërndajmë versionin që kemi të projektligjit që propozojmë dhe presim sugjerimet tuaja deri më datë 5 shkurt 2014. Më pas, projektligji do të vijojë me rrugën zyrtare, do të dërgohet për mendim në ministritë e linjës, më pas në Këshillin e Ministrave dhe më tej do të vijojnë diskutimet parlamentare në komisione, për tu miratuar në Parlament.

“Ky projektligj, na krijon mundësinë për të krijuar një sistem gjurmimi të plotë të barnave në Shqipëri. Pra, bëhet fjalë për sistemin “track and trace”, shtoi z. Beqja, duke nënvizuar se që në ligjin bazë të barnave, do të kemi një mënyrë të përcaktuar qartë të gjurmimit të barit.

“Ky sistem, së bashku me projekte të tjera që kemi me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të arritur deri te receta elektronike, do të krijojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e barnave në Shqipëri.

“Takime të tilla do të vijojnë, pasi ka shumë akte nënligjore, për të cilat duhet të biem dakord për afatet e hyrjes në fuqi të tyre”, tha Beqaj.

Në mbylljet të takimit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh i hapur për të vendosur një kalendar takimesh me grupet e interesit, për të diskutuar për çështjet e tregut farmaceutik në Shqipëri.

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026