Ministri Beqaj: Shqipëria është si Afrika

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mësohet se ka realizuar dje një takim me personelin e laboratorëve në Tiranë në një ballafaqim rreth koncensioneve. Ilir BeqajMësohet se nga ana e ministrit është kërkuar të shpjegohet se bëhet fjalë një koncension dhe jo privatizim të laboratorëve. Mjekë të pranishëm në këtë takim (takim që nuk është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ministrisë), thanë se “në mbledhje morën pjesë personeli i lartë dhe i mesëm i laboratereve të spitaleve të Tiranës, QSUT, dy maternitete, sanatoriumi dhe spitali ushtarak.

“Në mbledhje, ministri deklaroi para një audience me më shumë se 100 vetë: Shqipëria është si Afrika. Gjithashtu nuk e quajti të nevojshme të konsultohet me specialistët e fushës se i beson mendjes së ca specialistëve të Bankës Botërore përkundrejt qindra mijëra eurove kontratë për të bërë një model të deformuar dhe që nuk ekziston në asnjë vend të Evropës.

“Dje ky ministër kishte përballë mjekë, laborantë dhe profesorë të irrituar dhe zhgënjyer. Njerëz të pakënaqur sjellin vota kundër. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë të mos e lejojmë këtë masakër ndaj sistemit publik laboratorik. Po epidemitë, emergjencat kombëtare, depistimet, studimet dhe specializimet ku do bëhen? Tek mendja e deformuar e këtij ministri që nuk ka pikën e transparencës?”

Ndërsa gazeta “Shëndet+” ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë një informacion më të gjerë lidhur me koncensionin e dhënë për laboratorët, përgjigjja zyrtare ishte: “Nuk ka komente për çështjen në fjalë për të cilat mund të prononcohemi”./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim