Ministri s’po ndal dot “dorën e padukshme” që shkatërron skanerat e QSUT-së

Të gjithë të sëmurët që kanë nevojë për skaner nuk do të mund të mbarojnë punë në QSUT. Kjo pasi bluzat e bardha raportojnë se sot është prishur edhe skaneri i pediatrisë, i vetmi që funksiononte.

skanerSkaneri i urgjencës (i vlerësuar nga Ministria e Shëndetësisë si një ndër aparaturat më bashkëkohore në spital, me vlerë afro 1.3 milionë euro) nuk funksionon që prej muajit janar. E që prej asaj periudhe mjekëve u është thënë se “do të vijnë teknikët”.

Mjeku i urgjencës, Ibrahim Bruka, i kontaktuar para pak ditësh nga gazeta “Shëndet+”, shprehet se aparaturat janë prishur prej 5 muajsh dhe asgjë nuk është bërë për rregullimin e tyre. “Që prej asaj kohe, – shprehet mjeku, – pacientët e urgjencës janë çuar tek skaneri i pediatrisë”.

Por sot është prishur edhe skaneri i pediatrisë. Burime brenda QSUT-së shprehen se shkak për prishjen e skanerit të fundit ishte mbingarkesa e pacientëve që vinin nga urgjenca.

skaner 1Menjëherë pas marrjes së detyrës, si ministër i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u shpreh se janë 6 milionë dollarë pajisje mjekësore të kushtueshme që gjendeshin jashtë funksionit (në 2013-n). Ai hodhi dyshime që fajtor për këtë është një “dorë e padukshme” që qarkullon brenda QSUT-së. “Këtë dorë të padukshme do të ndalim shumë shpejt”, tha Beqaj.

Duke iu referuar situatës së sotme në QSUT, të gjithë jemi duke shpresuar që ministri ta ndalë këtë dorë që shkatërron skanerat e spitalit e që çuditërisht edhe pas dy vjetësh, mbetet ende “e padukshme” (në mos kjo “dorë” e ka takuar “dorën” e ministrit dhe tashmë vazhdon e qetë punën e saj)./ D.Canameti

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi