Ministri u pret internetin mjekëve?!

Spitali i Traumës vetëm pak ditë më parë priti ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili përuroi rezonancën spitali ushtarakmagnetike. Mjekët që punojnë në këtë spital bëjnë të ditur se në po këtë ditë, kabllot e internetit të Spitalit u prenë nga drejtoria duke u hequr kështu shërbimin e internetit, i cili në fakt paguhet nga vetë mjekët e spitalit, pasi ata e kanë kontraktuar.

Shkak për këtë duket se ka qenë “estetika” e spitalit, pra që ministri mos të shihte kabllot e varur në sipërfaqe.

Lidhur me faktin në fjalë, gazeta “Shëndet+” mori edhe prononcimin e drejtorisë së Spitalit të Traumës. Kryeinxhinieri Azis Toska tha se prerja e kabllove është bërë sepse mjekët e kanë lidhur internetin me mendjen e tyre dhe për më tepër, në rrugë ajrore. “Duhet të kini parasysh se nga gjithë kabllot e prera, vetëm dy ishin funksionalë. Ne do të bëjmë të mundur që interneti të rilidhet, por me kabllo nëntokësorë, dhe jo në ajër”, u shpreh Toska./D.C.

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze