Ministria e Shëndetësisë: Kush përjashtohet nga ndalimi i qarkullimit

Nga urdhëri i ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19, përjashtohen personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person”, tha ministrja e Shendëtësisë Ogerta Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të sigurojnë transport të dedikuar për stafet mjekësore. Nga nesër kur hyn në fuqi dhe urdhër për ndalimin dhe kufizimin lëvizjeve me mjetet e transportit, këto institucione, në bashkëpunim me Bashkitë respektive, do të marrin masa për transportin e punonjësve që nuk përdorin mjetet vetiake të transportit.

“Do të ketë transport të dedikuar për ekipet mjekësore”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni