Ministria e Shëndetësisë: Nga nesër, ndryshon orari për përditësimin e situatës me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga dita e shtunë, 18 korrik, përditësimi ditor i situatës së koronavirusit do të ndryshojë. Informacioni i ri do të transmetohet në ERTV në orën 16:00 dhe në faqen e ministres Ogerta Manastirliu, dhe jo më gjatë paradites.
Arsyeja e ndryshimit të transmetimit të informacionit dhe orarit për situatën me pandeminë në vendin tonë, sipas ministrisë, ka të bëjë me fluksin e lartë të punës në ISHP, zgjerimin e kapaciteteve të testimit dhe raportimin e zgjeruar në 24 orë.

Njoftimi i plotë

Nisur nga fluksi i punës 24/7, në Institutin e Shëndetit Publik, ku po punohet pa ndërprerje në çdo orë të ditës dhe natës, prej më shumë se 4 muajsh, si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24 orë, përditësimi i situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19, duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 korrik, e në vijim, do të jetë live në orën 16:00 në ERTV dhe në faqen e ministres Manastirliu.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin