Ministria e Shëndetësisë përjashton “Shëndet+” nga festa e fundvitit

shendeti

Arlinda Gjypi, Kryeredaktore e gazetës “Shëndet+”

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur sot që të festojë Vitin e Ri bashkë me të gjithë gazetarët që mbulojnë çështjet sociale në mediat e Shqipërisë. Megjithatë, gazetarët e “Shëndet+”, gazetës më të madhe shëndetësore në vend, janë lënë jashtë banketit të realizuar nga kjo ministri.

Pikëpyetjet lidhur me mungesën e ftesës ndoshta mund të marrin përgjigje me faktin që “Shëndet+” është aktualisht e vetmja media e cila po bën oponencë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ose mund të ketë lidhje me faktin që prej shumë muajsh pyetjet e dërguara në adresën zyrtare të ministrisë vazhdojnë të mbeten pa përgjigje. Ndoshta ka lidhje me faktin që ministri Ilir Beqaj nuk ka aspak dëshirë të përballet me gazetarët e “Shëndet+” dhe me problematikat që ata ngrenë, nuk ka dëshirë të përgjigjet lidhur me ankesat që vijnë në këtë redaksi nga njerëz të ndryshëm, nuk ka dëshirë të dëgjojë që shëndetësia falas është ende një premtim i pambajtur.

ilir beqja akuzaËshtë e lehtë për një gazetë t’i bëjë lajka një ministri. Sigurisht, në këtë rast do të kishte edhe mbështetjen e ministrisë. Por, ndoshta këtu qëndron edhe moskuptimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë: një media është ngritur për të informuar publikun, për ta mësuar atë, për t’i shërbyer popullit, dhe jo qeverisë.

Nëse njerëzit vazhdojnë të mos marrin shërbimin e duhur nëpër spitale apo poliklinika, nëse qendrat shëndetësore vazhdojnë të jenë ende me probleme, nëse njerëzit që pretendohet të marrin një shërbim falas vdesin, pasi kanë paguar mijëra euro (kujtojmë rastin e Gentian Marenës), atëherë është mirë që ministria të kuptojë që një media nuk është krijuar për t’i bërë lajka një ministri apo një ministrie. Gazeta “Shëndet+” ka qenë gjithnjë në opozitë. Ajo ka nxjerrë në pah gjithmonë problemet e sistemit shëndetësor, siç nga ana tjetër përpiqet të ngrejë lart figurën e mjekut dhe të japë një informacion sa më të saktë për publikun e gjerë. Ky është misioni i saj i gjithhershëm.

Nëse sot Ministria e Shëndetësisë nuk guxon ende t’u japë përgjigje pyetjeve që vijnë nga kjo redaksi dhe gjithashtu nuk guxon të përballet me gazetarët e kësaj gazete, atëherë mund të themi vërtet se kjo ministri ka shumë gjëra për të fshehur.

Pavarësisht gjithçkaje, “Shëndet+” i uron Ministrisë së Shëndetësisë një punë sa më të mbarë për vitin që vjen, pasi ka marrë përsipër një projekt (me buxhetin më të madh në Shqipëri pas Rrugës së Kombit), të cilin megjithëse kemi dyshime për shkak të mungesave të shumta, urojmë shumë që të realizojë sadopak prej saj, për t’u dhënë shqiptarëve një mundësi më shumë për 2015-n.

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar