Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit: Masat kufizuese në fuqi deri në përfundim të epidemisë së koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke e caktuar për përfundimin e tyre në përfundim të gjendjes së koronavirusit.

Por cilat janë urdhërat specifikë që ka firmosur Ogerta Manastriliu?

Përmes 7 urdhrave, është vendosur që të qëndrojnë të pezulluara ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara në të gjitha spitalet publike dhe private në vend. Nga ky urdhër preken edhe QSUT dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Po kështu, klinikat dentare që kanë qenë të planifikuara për të qëndruar mbyllur deri në datën 3 Prill, do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të epidemisë, pa një afat të përcaktuar.

Edhe lokalet, restorantet e fast-food do të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të pandemisë.

Nga ky urdhër preken edhe shkollat e çerdhet publike dhe jopublike në vend, komisionet e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe aktivitetet publike dhe jo publike.

Urdher nr.220

Urdher nr.222

Urdher nr. 219

Urdher nr.216

Urdher nr. 223

Urdher nr.217

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë