Ministria e Shëndetësisë thirrje publike për mjekët: Aplikoni për bonusin 2.5 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për t’u punësuar me bonus 2.5 milionë lekë (të vjetra) mbi pagën.

Sipas thirrjes së bërë publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:
▫️kirurgji
▫️anestezi reanimacion
▫️kardiologji
▫️obstetrikë-gjenekologji
▫️neurologji
▫️pediatri,
▫️imazheri
▫️mjekësi interne
▫️ortopedi-traumatologji

të cilët janë të gatshëm të punojnë në spitalet rajonale apo bashkiake, për të ofruar shërbim mjekësor për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, me të drejtë rinovimi, me kushte dhe aktivitet të përcaktuar, bazuar në vendimin e marrë për masën e bonusit deri në 250 mijë lek plus pagën e mjekut, të paraqesin kërkesën e tyre në adresën  e-mail: info@shendetesia.gov.al brenda datës 01.02.2018.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  nga sot, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë (të vjetra), me një shkallëzim mbi rrogë, që, kur mjeku merr përsipër të shkojë në një spital rajonal apo bashkiak në këto zona, të mund të ketë një fitim real.

Fondi i vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare për këtë vit është 52 milionë lekë, për mjekët që do të japin shërbimin aty ku janë nevojat./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni