Ministria nis sulmin ndaj mjekëve që protestuan kundër testimit?!

Testimi i menduar nga Ministria e Shëndetësisë për bluzat e bardha u pretendua se do të bënte thjesht një “kontroll” të situatës së institucioneve shtetërore. Kundërshtimit të fortë të mjekëve, ministria iu përgjigj me faktin se testimi “nuk rrezikon askënd”.

doktor 1Megjithatë, duket se edhe nëse nuk janë lëvizur nga vendi i tyre i punës, ka ende mënyra të tjera për t’u hakmarrë ndaj bluzave të bardha. Mjeku Tritan Kalo, një nga zërat më të fortë kundër testimit, i cili deri dje ishte në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, tashmë nuk ekziston më në këtë listë.

Tritan Kalo është një ndër mjekët më të respektuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Është i vetmi mjek shqiptar i diplomuar në Francë në fushat e sëmundjeve infective e tropikale, si dhe reanimacionit mjekësor.

I kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, mjeku Tritan Kalo, emri i të cilit ndodhet edhe në Sorbonë të Parisit mes studentëve të huaj të dalluar, thotë vetëm: “Lufta për fjalën e lirë e ka shumë të rëndë edhe çmimin me të cilën e paguan atë”./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës