Ministria thirrje për kontroll falas. Qytetari: Nuk është falas, e paguaj me taksat e mia

ministria-e-shendetesise

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Check up-i falas po vijon të promovohet fuqishëm nga Ministria e Shëndetësisë. Në një publikim të sponsorizuar ne faqen zyrtare të Ministrisë, ftohen të gjithë shqiptarët e moshës 40-65 vjeç të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore, ku mund të kryejnë kontrollin bazë një herë në vit pa pagesë.

Ajo çfarë bën përshtypje janë reagimet e qytetarëve poshtë thirrjes. Asnjë koment pozitiv për nismën, e cila ka kohë që po aplikohet.

“Po falas, po e paguar me taksat e mia”, shkruan qytetari”.

ministria-e-shendetesise1

Gjithashtu, qytetarët ngrenë pikëpyetje edhe për dorën që i shkruan statuset:

“Mendoni se statusin e ka shkruar Iliri? Mendoni se e ka idenë ai se çfarë bëhet me mjekësinë? Ai është në ajër. I zoti është vetëm për korrupsion, për të tjerat, “t’u pa e t’u bo thonë tironsit”. Mos prisni t’ju përgjigjet pakënaqësive tuaja se as e merr mundimin njeri t’i lexojë. Zoti na dhëntë shëndet, se të jetë për këta snobistët tanë, zëre se i/e vdekur je”.

Fatkeqësisht këto komente flasin qartë për besimin e pakët që kanë pacientët në shërbimin shëndetësor./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO