Minus 31 kilogramë në vetëm 12 javë – transformimi i pabesueshëm

Një 50-vjeçare nga Sidney ka zbuluar si humbi 31.5 kilogramë në vetëm 3 muaj pa u stërvitur fare. Ana Reyes arriti të humbasë peshë duke ndjekur një plan ushqyerje të thjeshtë dhe të shëndetshëm.

“Nuk mund ta besoja si dukesha. Nuk mund të ngjisja as shkallët apo të lyeja gishtat e këmbëve, ishte e tmerrshme”, tregon ajo për Daily Mail.

Nëna e dy fëmijëve nuk ka transformuar vetëm trupin, por edhe jetën, falë ndryshimeve në dietë dhe vendosmërisë për jetesën e re dhe të shëndetshme.

Ndryshimi erdhi për 50-vjeçaren kur zbuloi dietën 123 që i siguroi një plan ushqyerje të shëndetshme.

“Nuk kam bërë asnjë ushtrim fizik. Gjithçka erdhi falë vullnetit për të ngrënë vetëm ushqime të shëndetshme, e për të larguar ushqimet e ëmbla”, rrëfen ajo.

Dieta ditore e Anës

  • Mëngjes: Fruta si mollët dhe luleshtrydhet, me pak kos
  • Dreka: Sallatë me proteina
  • Darkë: Mish ose peshk me perime

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?