Miqtë janë po aq të rëndësishëm për shëndetin sa dieta dhe ushtrimet

Studimet e fundit kanë treguar se marrëdhëniet mes njerëzve kanë një ndikim të rëndësishëm për shëndetin e tyre. Kjo vlen edhe për adoleshentët dhe të rinjtë.

Një studim i ri, i kryer nga Universiteti i Karolinës së Veriut, sugjeron se personat që kanë marrëdhënie të mira me të tjerët janë më të shëndetshëm: Ata kanë zakonisht tension më të ulët të gjakut, përmasa më të rregullta të trupit dhe nivele të ulëta të inflamacionit në krahasim me personat që nuk kanë shumë shoqëri.

shoqeriaIzolimi social tek të rinjtë ka po aq ndikim negativ për shëndetin sa edhe moskryerja e ushtrimeve.

“Jemi në gjendje të tregojmë për herë të parë si ndodh lidhja mes marrëdhënieve sociale dhe shëndetit, si evoluon, ndryshon me moshën e individëve,” tha Yang Claire Yang, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut.

“Nga studimet e kryera dalim në përfundimin se të rinjtë duhen inkurajuar të krijojnë shoqëri dhe të bashkëveprojnë me të tjerët, njësoj siç inkurajohen të hanë shëndetshëm dhe të jenë aktivë fizikisht,” tha autorja e studimit Kathleen Mullan Harris, e cila është gjithashtu profesoreshë e sociologjisë tek Universiteti i Karolinës së Veriut.

Harris dhe ekipi i saj përdorën të dhënat nga katër studime të nivelit kombëtar, ku ishin përfshirë rreth 15,000 pjesëmarrës. Ata gjetën lidhjet midis numrit dhe cilësisë së marrëdhënieve dhe treguesve të veçantë të shëndetit, si peshën e trupit, perimetrin e belit dhe rrezikun për inflamacion.

Studimi tregoi se izolimi social është më i dëmshëm për të rinjtë të moshave nga 12 – 18 vjeç dhe të moshuarit. Tek adoleshentët, izolimi social lidhet me të njëjtat nivele të rritjes së inflamacionit sa edhe pasiviteti fizik, ndërsa tek të moshuarit izolimi social është po aq i dëmshëm sa diabeti për shkaktimin e tensionit të lartë të gjakut.

Me kalimin nga adoleshenca në moshë të rritur, rrjeti shoqëror vazhdon të ndikojë në shëndet. Studimet kanë treguar se sa më i integruar të jetë në shoqëri një adoleshent, aq më të shëndetshme do të jenë sistemet e metabolizmit dhe ato kardiovaskulare me rritjen e moshës.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?