Mirëqenia e nënave dhe fëmijëve, Shqipëria shënon përmirësime

Raporti i “Save the Children”: “Situata e Nënave në Botë, Disavantazhi Urban”.

Shqipëria renditet e 82-ta në Treguesin e Nënave, ndaj 179 vendeve, duke u përmirësuar me një shkallë nga raporti i një viti më parë.

Treguesi i Nënave 2015, i vlerëson të gjitha vendet sipas pesë treguesve: Rrezikun e vdekshmërisë së nënës, shkallën e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5-vjeç, mesataren e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrjen e grave në politikë.

bebi me maminShkalla e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç është më e lartë në Shqipëri, Rumani dhe Bullgari në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Shqipëria, krahasuar me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, vazhdon të ketë shkallën më të lartë të vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç; respektivisht kjo shkallë është 14.9 vdekje për 1,000 lindje te gjalla. Të gjitha vendet e tjera në rajon kanë shkallë më poshtë se 12 vdekje për 1,000 lindje të gjalla.

Sipas Treguesit të Nënave “Ndër pesë vendet e para më të mira në botë për të qenë nënë renditen: Norvegjia, Finlanda, Islanda, Danimarka dhe Suedia. Ndërsa vendi më i keq për të qenë nënë është Somalia, e ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Mali dhe Niger.

Raporti i Save the Children “Situata e Nënave në Botë, Disavantazhi Urban” vlerëson për herë të parë dallimet e mëdha që ekzistojnë në zonat urbane të vendeve në zhvillim mbi shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç dhe mbulimin me kujdes shëndetësor të fëmijëve të pasur dhe të varfër.

“Për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zonat urbane. Njerëzit janë tërhequr shpesh në qytete nga perspektiva e një jete më të mirë për fëmijët e tyre, por shumë qytete në mbarë botën nuk kanë mundësi t’ju ofrojnë miliona nënave dhe fëmijëve në qytete akses në shërbimet bazë shëndetësore dhe ujë të pijshëm, të domosdoshëm për të mbijetuar dhe për të qenë të shëndetshëm”, thotë Jasmine Whitbread, Drejtore Ekzekutive e Save the Children International.

Dhjetë vendet që tregojnë ndryshimin më të madh të mbijetesës ndërmjet fëmijëve të pasur dhe të varfër të zonave urbane janë: Ruanda, Kamboxhia, Kenia, Vietnami, Peru, Indi, Madagaskar, Gana, Bangladeshi dhe Niger. Në terma relativ, hendeku i mbijetesës është pothuajse dyfishuar në qytete të Kenias, Ruandës dhe Malauit, pavarësisht suksesit të përgjithshëm të këtyre vendeve për të shpëtuar më shumë jetë fëmijësh.

Gjetjet më specifike për Shqipërinë janë:

  • Niveli i rrezikut të vdekshmërisë së nënave, gjatë shtatëzënisë apo lindjes është 1 në 2,800.
  • Vdekshmëria e fëmijëve për grupmoshën nën 5 vjeç është 14.9 fëmijë për 1,000 lindje të gjalla.

Pritshmëria për mesataren e viteve të shkollimit për fëmijët është vetëm 10.8 vite shkollimi formal; kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore.

  • Niveli i të ardhurave kombëtare bruto për frymë: 4710$
  • Pjesëmarrja e grave në qeveri renditet e 106. Gratë mbajnë 20.7% të vendeve në parlamentin shqiptar.

Save the Children i bën thirrje të gjithë autoriteteve qeveritare dhe bashkiake për të vënë në krye të axhendave të tyre nevojat shëndetësore të nënave dhe fëmijëve dhe të bëjnë realitet një kujdes shëndetësor cilësor dhe universal për të gjithë femijët. Mbijetesa e fëmijëve që jetojnë në qytete nuk duhet të jetë një privilegj vetëm për të pasurit, por duhet garantuar për të gjithë femijët.

-Në pjesën më të madhe të botës, më shumë fëmijë se kurrë më parë janë duke jetuar ditëlindjen e tyre të pestë. Sot, rreth 17,000 fëmijë më pak vdesin çdo ditë në krahasim me 25 vite më parë (1990), dhe shkalla e vdekshmërisë nën moshën 5vjeç në nivel global është pothuajse përgjysmuar: nga 90 vdekje në 46 vdekje për 1,000 lindje të gjalla.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës