Mish me bamje, si ta përgatisni

Mishi me bamje (për 4-5 persona) përgatitet me këto asortimente:

  • bamje gatimMish 500 gr
  • Bamje 1 kg
  • Vaj, 2 filxhanë kafeje
  • Qepë, 2 kokrra mesatare
  • Domate, 4-5 kokrra mesatare
  • Kripë
  • Piper
  • Uthull deri ½ gotë ujë
  • Pak majdanoz.

Bamjet pasi lahen e pastrohen, iu pritet bishti në formë konike ose kapuçi, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për pak kohë që të zbutet pushi. Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë, këtu shtohen copat ose salca e domates.

Pasi kaurdisen të gjitha bashkë shtohet: kripa, piperi e disa gjethe dafine (spas dëshirës) dhe zihen në zjarr të lehtë me kujdes: kur është si mish qengji, me të ziejnë njëkohësisht edhe bamjet, kur është mishi i trashë atëherë bamjet hidhen më vonë për zierje: bamjet shpëlahen, kullohen dhe kaurdisen pak në tigan me vaj ose me yndyrë.

Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh dhe për rreth vendosen bamjet e rreshtuara me bishta anash në periferi dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.

Në mesin e tenxheres në vendin bosh, pa bamje vendosen copat e mishit, ku hidhet lëngu i mishit e mbi to vendoset përmbys një pjatë porcelani, që bamjet të ruajnë formën e tyre përgjatë zierjes, sipër mbulohen me kapak. Tenxherja vendoset në zjarr të lehtë për disa minuta. Gjella seriveret në pjatë bukur , mishi në mes dhe nash vendosen bamjet e rreshtuara në periferi të pjatës, ndërsa sipër spërkatet me lëngun e vet dhe me gjethëza majdanozi të grira imët.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin