Mish “me ofertë” në trotuar, banorët rrezikojnë shëndetin

Elona Tereziu, gazeta “Shëndet+”

mish me oferte2

Mish me ofertë, në trotuare, me qeska dhe në diell. Kjo është panorama që të ofrojnë tregjet shqiptare, ndërkohë që AKU vazhdon e gjobit bashkitë e vendit. Vetëm pak ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Kontrollit të Ushqimit gjobiti Bashkinë Tiranë me 300.000 lekë për mosadministrimin e duhur të tregjeve të hapura, ndërsa gjendja vazhdon të mbetet po e njëjtë.

Gjatë një vëzhgimi nga gazeta “Shëndet +” kemi konstatuar se në rrugën “Islam Alla” tregtohet lirisht mish në trotuar, që nuk dihet se si dhe nga vjen, ndërkohë që tregtari pohon se ka frikë, por gjer tani nuk ka pasur kontroll. “Shes fruta-perime zakonisht, por sot ndodhi që kisha mish. Frikë kam, por gjer tani s’kemi pasur kontroll.”

Të joshur nga oferta prej 350 lekësh të reja, kalimtarë të shumtë blejnë pa pasur frikë, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre, edhe pse sipas ligjit për therjen dhe tregtimin e mishit të kafshëve, neni 9,10 dhe 12 ndalohet rreptësisht tregtimi i tij në ambiente të hapura, rrugë kombëtare apo lokale, ndërkohë që ruajtja frigoriferike duhet bërë në 7-12 gradë./ https://shendeti.com.al/

 

mish me oferte1

mish me oferte

mish me oferte3

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?