Mishi i kuq dhe çokollata kundër inflamacionit të zorrëve? Ja ç’thonë studimet

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

Konsumimi i mishit të kuq dhe çokollatës mund të ndihmojë në eliminimin e simptomave të dhimbshme të inflamacionit të zorrëve, sipas pohimeve të studimeve të fundit.

Kjo sëmundje shkakton dhimbje stomaku, fryrje, diarre, humbje peshe dhe lodhje.

Normalisht, konsumatorët janë paralajmëruar të shmangin mishin e kuq dhe qumështin për të lehtësuar simptomat. Por një studim tregon se ato përmbajnë një aminoacid që rrit qelizat imune në zorrë. Mishi i kuq dhe çokollata mund të tingëllojnë si një makth për sistemin tuaj të tretjes.

Por një studim i ri pohon krejt të kundërtën: një dietë e pasur me proteina me bazë mishi dhe prodhime të qumështit mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të atyre që vuajnë nga sëmundja e inflamacionit të zorrëve.

Ndërsa konsumatorët zakonisht janë këshilluar të shmangnin mishin dhe qumështin për të zbutur simptomat e sëmundjes, hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit gjetën në këto produkte përmbajnë proteina që ndihmojnë në zhvillimin e qelizave imune ndaj inflamacionit të zorrëve.

Dr. Marco Colonna, i cili qëndron në krye të studimit sqaroi se qelizat imune kontrollojnë zorrën për tu siguruar që mikrobet e dëmshme të fshehura në ushqim të mos zhvillohen në trup.

Qelizat që janë të afta të nxisin inflamacionin janë të balancuara nga qelizat që nxisin tolerancën, duke mbrojtur trupin pa dëmtuar indet e ndjeshme./dailymail

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?