Mishi i kuq, zbulohet një tjetër efekt negativ në shëndet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mishi ka qenë ndër shekuj nga ushqimet më të çmuara për njeriun. Vaktet pa mish janë konsideruar të varfra dhe të pamjaftueshme. Të gjeje mish më parë ka qenë e vështirë, por kur gjendjej ai ka qenë shumë cilësor.mish i kuq

Sot mishi i kuq është burim antibiotikësh dhe hormonesh të përdorura në trajtimin e kafshës gjatë jetës së saj. Ai mund të gjendet me shumicë dhe pikërisht konsumi i tepërt i tij e ka kthyer atë në një nga produktet më të rrezikshme për shëndetin.

Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq mund të shkaktojë probleme me veshkat.

Gati 500 milionë njerëz në botë kanë probleme me veshkat.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, rreth 660 mijë amerikanë janë trajtuar për fazën e fundit të sëmundjes së veshkave. Nga këta, 470 mijë janë në dializë dhe 193 mijë kanë kryer një transplant të veshkës.

Hulumtuesit shkencorë ekzaminuan të dhënat e më shumë se 60 mijë të rriturve në Singapor. Ata i grupuan pjesëmarrësit sipas sasisë të konsumimit të proteinave, dhe pas 15 viteve monitorim, ata zbuluan se rreth 1000 njerëz kishin probleme me veshkat.

Ekipi i studiuesve zbuloi se pjesëmarrësit që kishin konsumuar sasi të shumta të mishit të kuq ishin rreth 40% më të rrezikuar që të vuanin nga problemet me veshka, krahasuar me njerëzit që konsumonin shumë pak mish të kuq.

Efekti nuk ishte i njëjtë me burime të tjera të proteinave, si peshk, vezë, produktet e qumështit apo bishtajoret, madje shkencëtarët thonë se këto produkte ulin rrezikun për t’u prekur nga problemet me veshkat.

Burimi: Reuters / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal