Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Mishi kontribuon po aq sa sheqeri në përhapjen e obezitetit në të gjithë botën, sugjeron një studim i ri.
Shkencëtarët tek Universiteti Adelaide ekzaminuan konsumimin e mishit dhe sheqerit në të gjithë botën dhe si ndikonin ato në nivelet e obezitetit në 170 shtete. Në fund të studimit ata zbuluan një lidhje të ngushtë midis tyre.
Pasi analizuan nivelin e urbanizimit në çdo vend, aktivitetin fizik dhe kaloritë e marra, ekspertët dalluan se mishi është përgjegjës për 13 % të përqindjes së obezitetit, e njëjtë me atë të sheqerit.
“Të gjithë mendojnë se yndyrat dhe karbohidratet, sidomos yndyrat, janë faktorët që kontribuojnë më shumë tek obezitetit”, thotë Wenpeng You.
“Na pëlqen ose jo, yndyrat dhe karbohidratet në dietat moderne po na furnizojnë me energji të mjaftueshme gjatë ditës. Duke qenë se proteina tek mishi digjen më me vonesë se yndyrat dhe karbohidratet, bën që të teprojë energjia e marrë nga proteinat, e cila konvertohet dhe ruhet më pas si yndyrë në trupin e njeriut”, shpjegon ai.
Profesori Maciej Henneberg pranon se këto gjetje janë pak “kundërshtuese”, megjithatë edhe ai mendon se proteinat tek mishi kanë një kontribut të konsiderueshëm tek obezitetit po aq sa sheqeri dhe yndyrat.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/
