Misteri i lemzës, pse na zë dhe si mund ta ndalojmë?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

lemze

Të gjithëve na ka zënë lemza në një moment apo tjetër. Është një gjë e zakonshme dhe pak e mërzitshme. Por, a ka ndonjë të dhënë shkencore se çfarë e shkakton lemzën dhe si mund ta ndalojmë? Me pak fjalë, pse i zë njerëzit lemza?

Lemza është një tkurrje e fuqishme e diafragmës, që takohet në ngacmimet e stomakut, në sëmundjet e aparatit tretës në sëmundjet e sistmerit nervor dhe të nervit të diafragmës.

Edhe shkencëtarët janë pak në dilemë se çfarë e shkakton lemzën, duke qenë se është e vështirë për t’u studiuar. “Nuk mund të shkosh në laborator dhe t’i kërkosh dikujt të zërë lemza”, shpjegon dr. Robert Provine, shkencëtar tek Universiteti i Marilendit.

Zakonisht, lemza zgjat pak minuta e më pas ikën. Ka pasur raste kur është dashur trajtimi me ilaçe për të ndaluar lemzën.

Lemza më e gjatë

Ekziston një njeri, lemza të cilit i ka mbajtur aq gjatë se është regjistruar në librin Guinness. Fermerin amerikan Charles Osborne e ka zënë lemza për 68 vite me radhë, nga viti 1922 deri në 1990.

Edhe pse ai ka pasur një jetë normale, ka disa njerëz që i zë lemza shpesh (që mund të zgjasë më shum se një ose 2 muaj) dhe përjetojnë pagjumësi, rënie drastike në peshë dhe dobësi.

Disa kura të çuditshme për ndalimin e lemzës

Për ndalimin e lemzës ekzistojnë disa të ashtuquajtura kura, si: konsumimi i ujit dhe i sheqerit, mbajtja e frymës, trembja nga një person tjetër etj.

Megjithatë mjekët po përpiqen akoma të gjejnë kura me efikase për trajtimin e lemzës. Një kurë e mirë për trajtimin e lemzës së gjatë është aktiviteti seksual, rekomandojnë mjekët. Ndërsa një tjetër është mesazhimi tek rektumi. Të dy këto aktivitete ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll aktivitetin e pavullnetshëm të zemrës dhe traktit të tretjes.

Burimi: VOX.com/ https://shendeti.com.al/

Lexoni disa mënyra popullore të shërimit të lemzës, të rekomanduara nga mjeku Hysni Dankshi.

Lemza, mënyra popullore të shërimit

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj