Mite dhe të vërteta rreth diabetit

Miti i gjashtë: Po qe se je me diabet, duhet të ushqehesh me një ushqyerje standarde  dhe të mërzitshme ‘Dieta Diabetike’

E vërteta: Nuk ka ushqyerje standarde, por ka ushqyerje vetjake, pasi çdo person me diabet  ka shije personale dhe të veçanta, ka nevojë për kalorazh të veçantë në funksion të moshës, gjinisë, peshës trupore etj. Gjatë konsultimit dhe bashkëbisedimit me mjekun, në varësi të faktorëve të mësipërm, përcaktohet ushqyerja vetjake, që nuk është standarde, por e larmishme. Është e kuptueshme se në përcaktimin vetjak të ushqyerjes merren në konsideratë parimet bazë të ushqyerjes së shëndetshme. Këto parime janë të shumta, por në fund të fundit ata kanë si objektiv mbajtjen e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbAic) sa më afër vlerave normale. Mund të përmendim disa objektiva si: ruajtjen e peshës trupore sa më afër vlerave të normës, kujdesi dhe kufizimi i konsumit të yndyrave të pangopura (gjalpi, dhjami etj), kujdesi për kufizimin e kripës së gjellës, konsumimi i frutave, i zarzavateve, kufizimi I sheqernave të pastra, konsumimi i peshkut dhe produkteve të detit, gatimi me vajra, veçanërisht vaj ulliri, por me sasi të kufizuar, konsumi i alkoolit të kufizohet, të ndërpritet pirja e duhanit etj.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt