Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Dhimbja e shpinës është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë në të gjithë botën. Me diçka kaq të zakonshme, është e qartë se fillojnë të zhvillohen dhe mite në lidhje me çfarë e shkakton dhe si shërohet. Kuptohet se pse krijohen koncepte të tilla të gabuara.
Disa prej tyre janë pranuar si të vërteta para se studimet të tregonin se ishin besime të gabuara. Edhe profesionistët e kujdesit shëndetësore kanë qenë shpesh herë përgjegjës për përhapjesn e këtyre miteve si tek pacientët ashtu edhe në media.
Ka shumë rëndësi që të thuhet e vërteta, pasi besimet e gabuara mund të shkaktojnë frikë të panevojshme midis personave që kanë dhimbje shpine.
Të gjithë e dimë se mënyra më e mirë për të ndaluar dhimbjen e shpinës është të ndalojmë së lëvizuri, por ndonjëherë kjo mos lëvizje pengon shërimin dhe madje mund të ketë dhe efekte negative.
Mit: Të lëvizurit e përkeqëson dhimbjen e shpinës
Ka kaluar kohë që kur besonim se për të shëruar dhimbjen duhej një regjim total shtrati, por, gjithsesi, tek njerëzit mbetet ajo frika e rrotullimit, të përkulurit dhe të lëvizurit në përgjithësi.
Kjo frikë është shumë e kuptueshme – lëvizja mund të jetë shumë e dhimbshme – por është e rëndësishme ndonjëherë të vazhdosh të lëvizësh.
Duhet të rritet koha e aktiviteteve që bëjmë dhe të evitohen sa më shumë të jetë e mundur periudhat e gjata të qetësisë dhe pasivitetit.
Mit: Duhet të shmang ushtrimet – sidomos trajnimet me pesha
Nëse ju zakonisht nuk ngrini pesha, ne nuk po sugjerojmë që të dilni sot dhe të filloni direkt me ngritjen e një peshë prej 100 kg. Megjithatë, dhimbja e shpinës nuk duhet t’ju ndalë së kryeri ushtrime ose të zhvilloni aktivitetet e zakonshme që ju pëlqejnë.
Ushtrimet fizike njihen tani si një nga metodat më efikase për të shëruar dhimbjet e shpinës dhe kjo përfshin me raste edhe ngritje peshash. Si me të gjitha gjërat e tjera, filloni të rrisni gradualisht tolerancën tuaj dhe vetëbesim, pa pasur frikë .
Mit: Një skaner do më tregojë më së miri problemin që kam
Ky është një besim që teknologjia mund të zgjidhë gjithçka. Në disa raste nuk vihet në dyshim së një skaner do ishte gjëja më e mirë dhe më e nevojshme. Në anën tjetër, një skaner nuk ka për të zgjidhur asgjë, madje të parit e skanit vetë mund të rëndojë situatën psikologjike të një personi. Çdo njeri që bën një skaner, edhe pse nuk ka dhimbje, mund të vërejë ndonjë ndryshim në shtyllën kurrizore, por një njeri i cili ka dhimbje dhe vëren ndonjë ndryshim, mund të frikësohet e të ruajë veten më shumë seç duhet ndaj lëvizjes dhe ushtrimeve. Kjo do të ishte në kundërshtim me ato që folëm më lart dhe nga kjo del se një skaner jo vetëm që nuk përmirëson gjë, por shkakton edhe dëme.
Mit: Dhimbja është e barabartë me dëmtim
Ky është një këndvështrim që ka ekzistuar gjithmonë , por kohët e fundit është vërtetuar akoma më shumë . Me kohë janë studiuar faktorët që shkaktojnë dhimbje shpine dhe mënyrat më të mira për t’i menaxhuar ato. Ekzistojnë arsye fizike, por nuk janë të rralla ato psikologjike ose edhe sociale. Ka një rëndësi të madhe identifikimi dhe specifikimi i këtyre faktorëve.
Çelësi në përgjithësi, ashtu si dhe me këto mite, është që të përpiqemi të mundim faktorin frikë, i cili jo vetëm nuk lejon në përmirësimin e situatave, por i përkeqëson ato.
Gjithsesi duhet përmendur se këto këshilla nuk vlejnë për të gjithë. Personat që kanë përjetuar dhimbje shpine për më shumë se sa gjashtë javë, duhet të vizitohen tek një specialist.
Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/


