Një pilulë e shoqëruar me një terapi psikoanalitike mund të fshijë nga truri i një personi kujtimet më të këqija që i kanë shkaktuar trauma. Kësaj radhe nuk është subjekti i një filmi si: “Nëse më lë, të fshij”, dalë në kinema në 2004-n, interpretuar nga Xhim Kerri. Lajmi vjen nga një grup kërkuesish nga Harvardi dhe nga Universiti i Montrealit, të cilët pretendojnë të kenë prodhuar një pilulë me emrin e kodifikuar U0126, që fshin kujtimet në bazë të zgjedhjes. Kërkuesit mendojnë se ky tip trajtimi mund të jetë i nevojshëm për të fshirë nga kujtesa ngjarje traumatike, si: dhuna, përdhunimi, lufta etj.
Mjaft kujtimeve të këqija


