Mjaltë me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni, vetitë kurative dhe përdorimet

Gerald Kola, mjek familjeje

Mjalti përmban proteina, ujë, energji, fibra, sheqerna dhe vitamina të ndryshme e minerale. Ai përmban minerale si hekuri, natriumi, kaliumi, fosfori, zinku dhe kalciumi. Mjalti është burim i mirë i vitaminave, që përfshijnë acidin folik, niacinën, riboflavinën, Vitaminën C dhe Vitaminën B6.

Për njerëzit që janë mbipeshë, mjalti jo vetëm që zvogëlon rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare, ai gjithashtu nuk rrit peshën e trupit.

Gjetjet kërkimore dëftojnë se konsumimi i mjaltit ndihmon në uljen e kolesterolit, në krahasim me sheqerin.

Mjaltë me ujë të ngrohtë!

Normalisht, yndyrnat mbeten një burim rezervash të papërdorura në trup dhe kur kjo depozitë rritet, çon në shtim në peshës. Besohet se mjalti ka aftësinë për të përdorur këtë depozitë yndyrnash. Ai bën që kjo depozitë të përdoret për të siguruar energji për aktivitetet e përditshme, duke sjellë një rënie graduale në peshë. Mjalti ka treguar se rrit nivelin e kolesterolit “të mirë” në trup dhe gjithashtu redukton ngarkesën kardiovaskulare, që do të thotë se çon në jetë më aktive të shëndetshme, e cila do të promovojë më tej programet tuaja të humbjes së peshës. Uji me mjaltë largon arterosklerozën, apo rrezikun e sulmeve në zemër dhe tru, kur përdoret për periudha të gjata në mëngjes! Hulumtimet sugjerojnë 1 lugë çaji mjaltë në ditë, me një gotë ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe lëng limoni!

Mjalti ndihmon në humbje peshe kur konsumohet me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni. Shumë njerëz e pinë këtë formulë si një fillim për ditën e tyre dhe si një mënyrë për stimulimin e humbjes së peshës. Mjalti është i mbushur me 22 aminoacide dhe minerale e vitamina, që janë me përfitime për metabolizmin. Duke rregulluar funksionin e metabolizmit, ushqimi shfrytëzohet si duhet, yndyrnat konvertohen në energji të përdorshme dhe shëndeti shkon më mirë. Nga ana tjetër, lëngu i limonit shton vitaminën C duke rritur funksionin e mëlçisë dhe metabolizmin e yndyrnave. Për më tepër, lëngu i limonit rrit funksionin e glutationës, e cila është një antioksidant i jashtëzakonshëm për detoksifikimin dhe hollim të shpejtë. Ky eliksir jep rezultate befasuese!/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave