Mjedisi dhe qytetarët, publikohen rezultatet e anketave për tetë qytete

Shoqata “Together for Life” dhe rrjeti “ECIM”, mbështetur nga Qeveria Suedeze, programi SENiOR-a dhe REC organizuan sot (19 qershor), një konferencë për shtyp në të cilën u publikuan rezultatet e anketave të zhvilluara në qytetet Tiranë, Durrës, Sarandë, Krujë, Përmet, Librazhd dhe Fier, anketa që kanë në fokus të tyre mjedisin, si edhe monitorimi i programeve të kandidatëve për kryetarë bashkie.

Rezultatet e anketave together for lifeEglantina Bardhi, drejtoreshë e shoqatës “Together for Life”, u shpreh për mediat se këto anketime patën si qëllim të sjellin në vëmendje të kandidatëve për kryetarë bashkie problematikat që ndeshin qytetarët në përditshmërinë e tyre në lidhje me çështjet mjedisore me qëllim përfshirjen e këtyre problematikave në programet e tyre.

Nga rezultatet e nxjerra, problemet më të mprehta mjedisore në perceptimin e qytetarëve dolën:

  • Mosmenaxhimi i mbetjeve urbane – 41% e qytetarëve
  • Ndotja e ujit – 52.4% e qytetarëve (ku Tirana i ka shifrat 71.7%)
  • Mungesa e hapësirave të gjelbra – 51% e qytetarëve (ku Kruja ka shifrat 94%)
  • Për ndotjen e ajrit: Tirana është në shifrat 92.5% dhe Fieri 93.1%
  • Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për hapësirat çlodhëse – 75% e qytetarëve

Shoqata “Together for Life” dhe rrjeti “Ecim” do të vazhdojnë monitorimin e premtimeve të dhëna nga kandidatët për kryetarë bashkie në lidhje me zgjidhjen e këtyre çështjeve shqetësuese për qytetarët edhe pas zgjedhjeve.

Më hollësisht:

Në Tiranë, problematika mjedisore më shqetësuese për qytetarët ështe ndotja e ajrit (92.5%). Një problem tjetër i evidentuar nga qytetarët e Tiranës është ndotja e ujit (71.7%). Mungesa e hapësirave të gjelbra është gjithashtu një problem për 68.3% të të anketuarve, të cilët mendojnë se këto hapësira janë të pamjaftueshme.

Në qytetin e Librazhdit, një nga problemet shqetësuese për qytetarët ishte mosmenaxhimi i mbetjeve urbane (40%).

Në Përmet problemi kryesor për qytetarët është ndotja e ujit (52.4%)

Problemi kryesor për qytetarët e Krujës, mungesa e hapësirave çlodhëse (94%). Ata shprehen se përdorin sheshin para pallatit si hapësirë çlodhëse (53.3%). Rreth 84.3% e banorëve ankohen se uji vjen me orar të reduktuar, ndërsa për 35.8% problem është mosmenaxhimi i mbetjeve urbane.

Nga anketimet e zhvilluara në qytetin e Durrësit, rezulton se 76% e mendojnë problematike menaxhinim e mbeturinave urbane. Pyetjes në lidhje me diferencimin i janë përgjigjur pro mbi 88%. Ndërkohë, 65% thonë se uji i pijshëm është i ndotur dhe mbi 15% vuajnë mungesën e ujit.

Qyteti i Sarandës, 61% e të anketuarve mendojnë se hapësirat e gjelbra nuk janë të mjaftueshme. Nga anketimet e zhvilluara mbetjet urbane konsiderohen një problem i rëndësishëm për 80% të banorëve të pyetur.

Në qytetin e Fierit, problematikat mjedisore më evidente janë ndotja e ajrit (93.1%) dhe ndotja e ujit (77%).

Në qytetin e Vlorës problemet evidente për qytetarët e anketuar janë ndotja e ujit (65%), ndotja e ajrit (86%). Shkak kryesor për ndotjen e ajrit konsiderohet infrastruktura e degraduar. Nga monitorimi i OBSH-së rezulton se ndotja e ajrit në Shqipëri i kushton buxhetit 17% të GDP-së së vendit.

 

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze