Mjek vullnetar nga ShBA-ja në Durrës

Në një kohë kur të shumtë janë shqiptarët të cilët mendojnë largimin nga Shqipëria, doktor Mario Ademaj ka kthyer sytë nga atdheu i tij. I specializuar në Kaliforni, Mario ofron shërbim mjekësor dhe ilaçe falas gjatë sezonit veror në vendlindje, që përkojnë me ditët e tij të pushimit.

“Unë kam plan që të kthehem në Shqipëri në të ardhmen”, shprehet Mario.

Së bashku me Marion, kontribut japin edhe shqiptarët që studiojnë infermieri në Amerikë apo mjekë e infermierë vullnetarë amerikanë. Janë rreth 30 bluza të bardha, që vullnetarisht kanë hapur një klinikë falas të stacionuar sot në qytetin e Durrësit.

Jakob vjen për herë të parë në Shqipëri, së bashku me të fejuarën e tij Florencën. Të dy janë infermierë dhe ndihen shumë të lumtur për mirënjohjen që shfaqin shqiptarët teksa i vizitojnë.

Ndërsa Irina ka 4 vjet që është larguar nga Shqipëria për të studiuar Infermieri në Teksas. Sot, ndjesia që merr teksa viziton bashkëkombasit e saj është e vështirë për t’u shpjeguar.

Pacientët e vlerësojnë nismën, duke shprehur falenderime gjatë gjithë kohës./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni