“Mjekë për Shqipërinë”, Rama: Ju presin 112 vende të lira

Kryeministri Edi Rama ka lançuar sot portalin “Mjekë për Shqipërinë”, e cila shërben si një dritare e re për ata që përfundojnë studimet rishtaz për mjekët specializantë.

Duke pranuar se sektori i shëndetësisë dhe kryesisht spitalet rajonale kanë disa vështirësi në sigurimin e specialistëve, Kryeministri tha se portali i ri “Mjekë për Shqipërinë” është një shans dhe strategji për të gjitha ata që duan të shërbejnë në spitalet e vendit.

“Nëse të ka ardhur radha për punë, ti e shikon këtë  në portal dhe konstaton rastet e abuzimit, kur dikush kalon radhën dhe futet në punë. Sistemi është automatik, Ti ke rezultat, që janë shifra. Shifrat futen në kompjuter, proçesohen dhe nuk ka asnjë mundësi që djali apo vajza me baba të njohur apo me lekë, ta kalojë vajzën apo djalin e çobanit, sepse nëse këta të fundit kanë rezultate më të larta, janë të pakalueshëm. Sot ka 112 vende vakante për mjekë specializante dhe 79 për mjekë në spitale . Procedurat janë të shkurtra dhe të shpejta. Kemi disa raste të mjekëve që duan të vijën nga diaspora dhe të punojnë këtu në Shqipëri”, tha Rama.

Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipëria ka normën më të ulët të mjekëve për mbulimin e kujdesit shëndetësor për popullsinë, me 1.2 mjekë për 1000 banorë. Shumë njerëz, veçanërisht në zonat rurale dhe fshatra, kanë shumë vështirësi për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor në zonat e tyre. Gjithsesi, mungesa e specialistëve shëndetësorë në vitet e fundit ka prekur edhe spitalet rajonale dhe qendrat universitare.

Shoqata “Together for Life”  ka realizuar së fundmi një studim lidhur me arsyet e largimit të mjekëve nga Shqipëria, ku nga 1000 mjekë të anketuar, 78% e tyre pohojnë se janë gati të ikin nga atdheu.

Studimi i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert, zbuloi se 24% e mjekëve janë gati për t’u larguar menjëherë, ndërsa 54% do të largoheshin po t’u jepej mundësia.

Vihet re një tendencë për largim e mjekëve me gradë shkencore, 40% e të cilëve e konsiderojnë të rëndësishëm largimin e tyre nga Shqipëria.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni