“Mjekë për Shqipërinë”, Rama: Paguheni më mirë se në Gjermani

Gjatë ditës së sotm,e, kryeministri edi Rama zhvilloi një takim të quajtur “Mjekët për Shqipërinë” nga ku bëri edhe një deklaratë të papritur kur tha se mjekët në Shqipëri paguhen më mirë se në Gjermani.

Duke u munduar ta argumentojë deklaratën e tij, Rama tha nëse një mjek specialist punon jashtë Tiranës, merr bonusin prej 2.5 milion lekë të vjetra.

Sipas tij fitimet e mjekëve janë më të mëdha në Shqipëri, sesa nëse ata punojnë në Gjermani, duke iu hequr taksat.

“Ka një bonos mbi rrogën, 2.5 milionë lekë të vjetra për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet jashtë Tirane. Marrin një rrogë, që po të heqim taksat që do të paguajnë po të ishin në Gjermani, është më e madhe sesa në Gjermani. Në xhep ju mbetet më shumë sesa do iu mbetej në Gjermani’’, tha kryeministri.

Një deklaratë e tillë vjen në një kohë kur në fakt shifrat flasinn krejt të kundërtën. Numri i infermierëve dhe mjekëve shqiptarë, që po largohen drejt Gjermanisë është shumë i larta, aq sa është dhënë edhe alarmi se Shqipëria rrezikon të mbetet pa bluza të bardha.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet