Mjekësia bërthamore, shërbim diagnostik përcaktues në disa patologji. Ja çfarë pacientët duhet të dinë!

Nga Vladimir Titka, Radiolog Nuklear pranë Spitalit Hygeia

Mjekësia Bërthamore(MB) është degë e specializuar e mjekësisë, e cila shfrytëzon disa veti fizike të bërthamës atomike e në mënyrë të veçantë radioaktivitetin, merret me aplikimin e radionukleideve artificiale për qëllime diagnostike e terapeutike. Në një formë të caktuar kimike apo të lidhur me molekula apo celula që shërbejnë si vektore, radionukleidet futen në organizëm në formën e solucioneve, aerozolave apo në forma të tjera dhe sillen si gjurmues funksionale, duke lejuar kështu studime diagnostike “in vivo”, apo duke u konçentruar në indet patologjike ato bëjnë të mundur zbulimin e tyre dhe në disa raste rrezatimin terapeutik.

Mjekësia Bërthamore është para se gjithash një shërbim diagnostik shpeshherë i pazëvendësueshëm, në dispozicion të mjekësisë së përgjithshme dhe asaj speciale.

Në të kundërt, me imazhet radiologjike që realizohen duke shfrytëzuar absorbimin e tufës së rrezeve “x” nga ana e indeve të vendosur midis aparaturës që çliron dhe sistemit vlerësues, imazhet mediko-nukleare përftohen nëpërmjet kapjes së rrezatimit të çliruar nga radiomedikamentet e shpërndarë në organizëm. Është kështu pacienti që çliron rrezatimin (“gamma” apo “x”) që regjistrohen nga aparatura të posaçme në gjendje të rikrijojnë imazhin korrespondues. Nga fjala “shintilim” që përcakton fenomenin fizik të shfrytëzuar nga këto aparatura për të transformuar në energji elektrike energjinë kuantike të fotoneve “gamma apo x”, imazhet nga këto të përftuara quhen.

Metodat e ndryshme mediko-nukleare presupozojne marrjen nga pacientët të një radiomedikamenti  të zgjedhur në mënyrë të tillë që të konçentrohet në organin objekt të studimit duke u sjellë si gjurmues i një funksioni të veçantë biologjik.

Imazhet shintigrafike shprehin shpërndarjen hapësinore apo hapësinore-kohore të radiomedikamentit. Shpesh informacionet e marra janë të shprehura edhe me formën e parametrave numerike duke lejuar që të merren të dhëna gjysmë sasiore apo sasiore.

E veçanta e këtyre imazheve është kështu të qenët funksionale, pra shprehje e një funksioni jetësor. Që një substancë radioaktive të mund të koncentrohet në një ind të çfarëdoshëm të organizmit, është e nevojshme që indi vetë të jetë i gjallë  dhe funksional.

Imazhet mediko nukleare karakterizohen në përgjithësi nga një saktësi morfologjike inferiore, por janë shumë më të pasur me informacione funksionale.

Imazhi shintigrafik dallohet në raport me metodika të tjera të imazhinerisë për aftësinë që ka për të vënë në dukje një funksion të kompromentuar edhe përpara se ndryshimet anatomike të jenë të dukshme.

Racionaliteti i përdorimit të Mjekësisë Bërthamore në terapi është që radiomedikamenti i marrë nga pacienti, duke u përqendruar në indet patologjike mund të rrezatojë dhe të shkatërrojë atë duke ruajtur të pa prekur indin e shëndoshë.

Historia e kësaj dege të mjekësisë fillon në vendin tonë në vitin 1970.

Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj mund të kontaktoni: +355 4 23 90 000.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll