Mjekësia në alarm! Zbulohet superbakteri i parë rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

bakter

Mjekësia në alarm! Po rikthehet epoka kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme. Në një studim të publikuar të martën, hulumtuesit shkencor të Departamentit të Mbrojtjes konfirmuan se kanë gjetur një superbakter rezistent ndaj të gjitha antibiotikëve. Ky bakter paraqet rrezik të madh për shëndetin nëse fillon të përhapet.

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë bërë publik rastin e parë të një gruaje të prekur nga një infeksion të traktit urinar, i cili ka rezultuar rezistent  ndaj çdo antibiotiku, përfshirë këtu edhe antibiotikun më të vjetër “colistin”. Ky antibiotik ruhej për rastet më urgjente, si mundësi e fundit kur antibiotikët e tjerë dështonin.

Në familjen e këtij bakteri përfshihet “Carbapenem-Resistant Enterobacteriaceae”, ose CRE, që sipas shkencëtarëve, është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik.

Antibiotikët sollën revolucion në mjekësi në mesin e shekullit XX, duke i bërë operacionet më të sigurta. Nëse infeksionet nuk do të mund të trajtohen me antibiotikë, njerëzit mund të vdesin edhe nga operacionet apo plagët më të lehta.

Burimi: Voice of America / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)