“Mjekët duhet t’i mbajnë telefonat hapur edhe pas orarit të punës”

Personeli i Qendrës Shëndetësore Nr. 4  duhet të mbajë telefonin hapur edhe pas përfundimit të orarit zyrtar të punës. Përmes një urdhri të brendshëm, drejtoresha e këtij institucioni e argumenton këtë masë me kërkesat e pacientëve dhe me mbarëvajtjen sa më të mirë të punës, ndërsa në të kundërt paralajmërohen dhe penalizime.mjeke

“Urdhëroj të gjithë personelin e Qendrës Shëndetësore Nr. 4 të mbajnë telefonin të hapur edhe jashtë orarit të punës për t’u përgjigjur kërkesave të pacientit, si dhe për mbarëvajtjen sa më të mirë të sistemit shëndetësor. Mospërgjigja në kohë ngarkon gjithsecilin me përgjegjësi, ku do të merren masa disiplinore dhe administrative”, thuhet në urdhrin që “Gazeta Shqiptare” e disponon.

Në fakt, dokumenti mban datën 9 nëntor 2015, por ai është afishuar në ambientet e qendrës shëndetësore dhe iu është komunikuar personelit shëndetësor pak ditë më parë. Ndërkohë që, mësohet se disa prej tyre nuk e kanë mirëpritur këtë masë, duke e cilësuar si shkelje të të drejtave. Megjithatë, të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët e kanë përshëndetur këtë masë, pasi sipas tyre në shumë raste kanë nevojë për të komunikuar me mjekun për probleme të ndryshme shëndetësore që mund të hasin, sidomos me fëmijët e tyre.

Ky urdhër si duket i përket vetëm kësaj qendre shëndetësore. Sipas drejtoreshës së Drejtorisë së Kujdesit Parësor, pranë Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, Albana Adhami, nuk ka një urdhër të përgjithshëm për të gjithë Qendrat Shëndetësore. Megjithatë, ajo shpjegoi për ‘GSH’ se çdo drejtues mund të nxjerrë urdhra të tillë, në të mirë të mbarëvajtjes së punës.

“Ky duhet të jetë një urdhër i drejtoreshës, me qëllim organizimin e punës brenda qendrës së vet shëndetësore. Drejtori për interesa të veta, për mirë organizimin e punës nxjerr dhe urdhra të brendshëm për të mirëmenaxhuar institucionin. Unë nuk kam dijeni që ky urdhër të jetë për të gjitha qendrat shëndetësore. E rëndësishme është që ai ka një natyrë të mirë, por nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk ka një urdhër të përgjithshëm për të gjithë qendrat shëndetësore”, u shpreh Adhami./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?