Mjekët e maternitetit: Gruaja ka pësuar çarje të shpretkës, duhet ta kishte konstatuar QSUT

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, heqin përgjegjegjësinë nga vetja e tyre për vdekjen e 35-vjeçares Aida Çajka dhe hedhin ‘topin’ tek mjekët e QSUT-së.

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se jo zyrtarisht, në konfidencë mjekët e maternitetit kanë pohuar se gruaja ka pësuar hemorragji të rëndë nga çarja e shpretkës.maternitet

“Ky është informacioni që ka spitali, por që e mësuam nga burime konfidenciale. Nga spitali më thonë se gruaja ka ardhur rreth orës 22:00, ka pasur të vjella dhe është bërë këqyrje e simptomave. Ky rast është konsideruar jo në gjendje të rëndë. Simptomat e shfaqura ju jepnin të drejtë mjekëve ta çonin drejt spitalit “Nënë Tereza”. Ata thonë se kanë menduar se nuk është gjendje urgjente, por që duheshin sqaruar simptomat që jepnin indikacionin për probleme me zemrën”, deklaroi Skëndaj.

Gazetari ka dhënë edhe një indicie të mirë për Policinë dhe grupin hetimor të këtij rasti tragjik, duke evidentuar si një mënyrë për zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur edhe pamjet e kamerës në hyrje të maternitetit.

“Në hyrje të spitalit ndodhet edhe një kamera që mund të tregojë saktë se kur ka mbërritur pacientja, infermierja e me radhë”, u shpreh Skëndaj.

Ndërsa kur është kthyer nga sanatoriumi, sipas mjekëve ka ardhur pothuajse në vdekje klinike, gjendje terminale.

“I është nënshtruar ekos, por nuk kanë kuptuar çarjen e shpretkës. Sipas tyre ka ardhur në 4 të mëngjesit nga sanatoriumi jo në 2. Në qëndrimin jozyrtar të mjekëve thuhet se nuk ka patur vonesë. Ata thonë se çarja e shpretkës mund të konstatohet vetëm përmes skanerit dhe materniteti nuk ka skaner. Sipas tyre mjekët e QSUT duhet t’i kishin bërë skaner”, tha Skëndaj.

“Të gjitha këto, – shtoi Skëndaj- janë të shkruara në dosjen klinike të spitalit për pacienten. Regjistrimi i gjithë ecurisë është pak a shumë në këtë dinamikë që thonë mjekët. Ata shprehen se gjithçka nga ne ka qenë “OK”. Përgjigjen më të mirë mund ta japë kamera. Por ajo që dihet është se familjarët nga ky maternitet kanë marrë 2 arkivole”.

Burimi: Balkan Web 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin