Mjekët e QSUNT dhe spitalit “Memorial” të Fierit realizojnë me sukses një ndërhyrje e rrallë tek një pacient 63 vjeç

Një ndërhyrje e rrallë u realizua me sukses tek një pacient 63 vjeç, i diagnostikuar me një formacion (Sarcome) në shkallë të avancuar në zonën sakrale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “gjatë ndërhyrjes së kryer me sukses nga bashkëpunimi i ngushtë midis mjekëve specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe të Spitalit Rajonal “Memorial” Fier u realizuan procedurat kirurgjikale të heqjes radikale të formacionit tumoral, indit subkutan, si dhe një pjesë e muskulit gluteal-obturator”.

“Në përfundim pacientit iu realizua rikonstruksioni i plotë i regjionit Sakro – Gluteal me MESH, nëpërmjet plastikës kirurgjikale”, tha Koçiu. Koçiu bëri të ditur se pacienti gëzon shëndet të plotë.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin e mjekëve: Prof. Artur Xhumari (Neurokirurg), Dr. Shk. Gentian Zikaj (Kirurg Plastik), mjekët e Spitalit Memorial Fier, Dr. Asfloral Haxhiu (Kirurg i Përgjithshëm), Dr. Frenki Vila, (Kirurg i Përgjithshëm) si dhe mjeku anestezist Dr Mario Shehu.

Dr. Shk. Gentian Zikaj, Kirurg Plastik, tha se “operacioni doli me sukses dhe zgjati 6 orë”.

 

 

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca