Mjekët e rinj në testim për licencën: Publikohet lista e kandidatëve, data dhe ora e provimit

Ditën e nesërme, më 29 mars 2017, do të zhvillohet provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të mjekut. Agjencia Kombëtare e Provimit ka publikuar listën e plotë me 123 aplikantët që do të hyjnë në provimin e shtetit.

Bashkëngjitur emrit kandidatët kanë edhe datën dhe orën e testimit (përkatësisht ora 09.00, 11.30 dhe 14.00).

Provimi do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve( Adresa: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë).

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me:

– letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal);

– kopje të Kartë ID ose Pasaportë;

– faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes;

– në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

  1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi;
  2. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
  3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

Lista e kandidateve

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu