Mjekët e Shkodrës në protestë: Gabimet mjekësore të mos cilësohen vepër penale

spitali-i-shkodres

Mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë dalë sot sërish në protestë. Ata kanë kërkuar që të ndryshojë ligji dhe që gabimet mjekësore të mos cilësohen më si vepër penale.

Bluzat e bardha kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anulojnë këtë ligj. Sipas tyre, protesta nuk është një mbrojtje të interesave individuale, po një kundërshtim të fenomeneve negative që mund të vijnë nëse gabimet mjekësore konsiderohen vepër penal.

Në protestë ishte dhe kirurgu i liruar, Edi Smalaj, i cili ka deklaruar se arrestimi i tij ishte me prapavijë politike.

Ai ishte arrestuar një javë më parë pasi hapi kartelë pa motiv për pedagogun e akuzuar për korrupsion, Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.

“Unë jam akuzuar padrejtësisht, denoncimi është bërë nga drejtori i spitalit, por gjykata e vërtetoi të kundërtën. Arrestimi im kishte prapavijë politike, me qëllim prishjen e imazhit”, ka deklaruar ai gjatë protestës.

/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç