Mjekët e Shkodrës protestë në mbrojtje të shefit të Kardiologjisë: Lironi kolegun tonë!

shkoder

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Mjekët e Spitalit të Shkodrës janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të enjte, pas arrestimit të shefit të kardiologjisë, Edi Smajlaj. Mjekët kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohet kolegu i tyre, do të bojkotojnë punën.

“Ne mjekët e Spitalit Rajonal Shkodër shprehim indinjatën e thellë për veprimin ekstrem të Prokurorisë së Rrethit Shkodër, duke arrestuar e privuar nga liritë e tij themelore kolegun tonë dr. Edi Smajlaj.

Është absurd që një profesionist i ndershëm të trajtohet si një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Rrethit Shkodër që të tërheqë masën ekstreme të sigurisë dhe të lejojë mjekun të rikthehet pranë shërbimit ndaj pacientëve pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Në të kundërt, protesta jonë do të përshkallëzohet”, deklarojnë mjekët.

Shefi i Kardiologjisë është arrestuar mesditën e të mërkurës pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore të pedagogut Simon Lufi, i arrestuar po ashtu për korrupsion pasiv.

Sipas policisë, mjeku Edi Smajlaj firmosi shtrimin në spital të pedagogut me pretendimin se ka probleme shëndetësore, me qëllim që të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit.

deklarate

 

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç