Mjekët e Spitalit të Durrësit në protestë

Mjekë dhe infermierë në spitalin e Durrësit kanë protestuar sot për të marrë pagë shtesë, pasi sipas tyre, që para se të niste situata me pandeminë COVID-19, ata kanë punuar përtej fashës që iu takonte.

Ata kanë thënë se kanë punuar jashtë orarit, dhe Kodi i Punës përcakton shpërblim për të gjitha ditët e punës. “Kemi punuar 60 orë në javë, jo 40. Kemi shkuar kudo, i kemi bërë SMS Ramës por asgjë. Janë 22 punonjës të prekur. 12 vetë kanë marrë para se janë ca të nënës e ca të njerkës. Pika një e vendimit të Ramës na përfshin dhe neve, por kështu i kanë ndarë. Edhe ato që kanë punuar në vijën e parë të COVID-19 nuk kanë marrë asgjë. Nga nëntori s’kemi marrë asnjë lekë. As për tërmetin. Të tjerët janë ata të koronavirusit dhe nuk kanë marrë asgjë. Mua më keni parë aty sa herë keni ardhur. Drejtoresha nuk zbaton asnjë vendim të ministrisë. Urdhëri i kryeministrit s’njihet. Ata justifikohen me “s’ke punë të dish ti”, lista e shpërblimit u bë e fshehtë. Edhe sot nuk e dimë kush mori para. Në fund të vitit e njëjta gjë. Asnjë punëtor thotë s’dimë gjë. Vetëm ato që do drejtoresha marrin lekë.”-, tha njëri prej mjekëve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet