Mjekët e urgjencës nuk dinë të trajtojnë urgjencat reumatizmale

Denisa Canameti

8% e të gjitha vizitave në shërbimin e urgjencës së QSUT-së janë ankesa për sëmundjet reumatizmale. E megjithatë, mjekët e këtij shërbimi kanë shumë pak reumatizma 3njohuri në këtë drejtim, duke i referuar pacientët tek mjeku ortoped, neurolog a infeksionist në një kohë që mund ta menaxhojë vetë këtë problem.

Një gjë e tillë u deklarua sot në Konferencën e 4-t Kombëtare të Reumatologjisë me pjesëmarrjen e mjekëve reumatologë nga Shqipëria dhe Kosova. Mjekët Edmond Zaimi dhe Elizana Petrela, të cilët referuan temën “Urgjencat reumatizmale në QSUT”, thanë se qëllimi i studimit të prezantuar ishte njohja e urgjencave reumatologjike nga mjekët e shërbimit të urgjencës.

Nga përfundimet doli se emergjencat reumatologjike janë mjaft të zakonshme në praktikën klinike, pasi përbëjnë 8% të tyre. Megjithatë, mjekët që kanë pak ose aspak trajtim në reumatologji shpesh ndihen të pasigurt për mënyrën sesi duhen trajtuar këto probleme akute.

Pacientë të tillë, shpesh referohen tek ortopedi, neurologu, infeksionsti etj., në një kohë që vetë mjeku i urgjencës mund ta menaxhojë fare lehtë një problem reumatizmal.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim