Mjekët i japin 15 birra që t’i shpëtojnë jetën

Një 48-vjeçar nga Vietnami kishte pirë aq shumë alkool sa mjekët u detyruan t’i japin 15 birra për ta mbajtur në jetë.

Nguyen Van Nhat ishte dërguar në gjendje kritike në spital, me nivelin e alkoolit 1119 herë më të lartë se limiti i lejuar.

Dr. Le Van Lam tregon se i kishin injektuar menjëherë 1 litër birrë për të ngadalësuar përpunimin e metanolit nga mëlçia. Çdo një orë ata i kanë dhënë Nhat 1 kanoçe birrë.

Pas injektimit të 15 birrave, ai ishte plotësisht i vetëdijshëm.

Mjekët shpjegojnë se stomaku dhe zorrët e një njeriu vazhdojnë të transportojnë alkool në enët e gjakut edhe nëse ata kanë ndaluar së konsumuari alkool, dhe për një periudhë kohe nivelet e alkoolit në trup fillojnë të rriten.

Alkooli vjen në dy variante,  metanol dhe etanol, ku mëlçia përpunon së pari etanolin.

Pacienti mbeti pa ndjenja kur metanoli nisi të oksidohet e të kthehet në formaldehid, që krijon acid formik vdekjeprurës.

Që ta shpëtonin, mjekët u detyruan t’i fusin 15 birra të mëdha në stomak, që të fitonin kohë për t’i bërë dializë e për ta ndaluar kështu kthimin e formaldehidit në acid formik.

Mjekët gjermanë në spitalin e Freidburgut komentuan rastin, dhe thanë që edhe pse është metodë e pazakontë trajtimi, është faktikisht teori e njohur.

“Ndoshta kolegët vietnamezë nuk kanë pasur një tjetër lloj alkooli aty pranë”, tha mjeku gjerman Hans-Jorg Busch. “Por më e rëndësishme se lloji i alkoolit, është që terapia të nisë në kohë”.

Burimi: The Sun 

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet