Mjekët mbledhin firmat: Të dorëhiqet Beqaj

Ditën e hënë, datë 23 shkurt 2015, ora 11:00 do të vazhdojë protesta e mjekëve. Duke mbledhur firmat e bluzave të bardha, Profesionistët e Mjekësisë Shqiptare do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Beqaj ndërmjet gjithë kërkesave të tjera. Në deklaratën e lëshuar thuhet:

firmat doreheqja

Kërkesat e Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare

“T’i themi jo çdo lloj dhunimi, denigrimi apo nisme antiligjore!

Të bashkuar të gjithë bluzat e bardha, jemi njëzëri:

-Stop nismave antiligjore,

-Ndal denigrimit me anë të krijimit të problematikave artificiale, ndërkohë që shëndetësia jonë publike ka nevoja emergjente.

-Mjaft me koncensionet masive multimilionë euro të dhëna privat dhe deri në idenë e fundit të dhënies së mjeteve kirurgjikale dhe sallave të kirurgjisë te privati.

-Jo çdo lloj rrënimi apo zhvatje të mëtejshme të sistemit publik!

firmat

Firmat e mbledhura kundër Beqajt

-Pro standardeve, respektimit të autonomisë së profeisoneve të bluzave të bardha, protokolleve kombëtare klinike, dixhitalizimit të kartelave mjekësore, bibliotekës mjekësore dixhitale me akses të hapur për çdo punonjës shëndetësor publik.

-Pro investimeve reale në shëndetësinë publike, si në aparatura moderne, mjete të tjera, ilaçe cilësore, ambiente optimale pune.

-Pro akreditimit të programeve të Universitetit të Mjekësisë dhe përshtatjes me programet e universitetet simotra perëndimore.

-Pro pjesëmarrjes aktive në vendimmarrje në zgjedhjen e shefave të shërbimit në rang kombëtar me konkurs, projekte, platforma nga ne vetë bluzat e bardh.

Pro ridimensionimit të rolit të mjekut/profesionistëve të mjekësisë në qendrat spitalore universitare duke qenë pjesë aktive në mësimdhënie në ciklet e studimeve universitare, sikurse edhe përfshirjen e stafit që ka titull akademik në spitalet rajonale apo rretheve, duke përmirësuar ndjeshëm ndërthurjen e njohurive teorike, praktike dhe specifikat e kushteve të punës ku do të praktikohet profesioni në të ardhmen e këtyre brezave të rinj.

-Pro rritjes së cilësisë së edukimit në vazhdim, duke mos ngelur vetëm në kornizën fillestare të konferencave/kongreseve, me anë të makropolitikave afatmesme dhe afatgjata nga Ministria e Shëndetësisë duke krijuar edhe buxhetin për edukimin në vazhdin me programe të mirëfillta të ndërtuara nga profesionistët e fushës.

-Pro vlerësimit të punës së bluzave të bardha – dyfishim të rrogave, sikurse paguhen në vendet fqinje!

-DORËHEQJE Ministrit të Shëndetësisë!

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi